RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lideri verikorean: Traktati me Kinën garanton paqen dhe sigurinë rajonale e globale

lideri-verikorean:-traktati-me-kinen-garanton-paqen-dhe-sigurine-rajonale-e-globale

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se traktati dypalësh i nënshkruar me Kinën para 65 vitesh ka luajtur një “rol të rëndësishëm” në mbrojtjen e interesave themelore të të dy vendeve, si dhe në garantimin e paqes dhe sigurisë, transmeton Anadolu.

Sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut, Kim i bëri këto komente dje në kryeqytetin Phenian gjatë një takimi me Wang Huning, këshilltarin më të lartë politik të Kinës. Dy vendet fqinje po shënojnë 65-vjetorin e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë, që përfshin edhe një dispozitë për mbrojtjen dhe që u nënshkrua në korrik të vitit 1961.

“Është politikë e palëkundur e Partisë së Punëtorëve të Koresë dhe e qeverisë së Republikës Popullore Demokratike të Koresë që të zhvillojnë edhe më fuqishëm marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit”, tha Kim.

Gjatë këtij viti, dy vendet kanë intensifikuar shkëmbimet diplomatike. Presidenti kinez, Xi Jinping zhvilloi një vizitë shtetërore në Korenë e Veriut muajin e kaluar, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i Kinës, Wang Yi, vizitoi Phenianin në muajin prill.

Wang Huning, i cili renditet i katërti në hierarkinë politike të Kinës, ndodhet në një vizitë treditore në Korenë e Veriut që nga e mërkura. Kina është partneri më i madh tregtar i Koresë së Veriut, një nga vendet ndaj të cilit janë vendosur më së shumti sanksione ndërkombëtare për shkak të programit të saj bërthamor.

Në Phenian, Wang dhe delegacioni i tij vizituan gjithashtu Pallatin Kumsusan të Diellit, ku ruhen trupat e Kim Il Sung dhe Kim Jong Il, përkatësisht gjyshi dhe babai i liderit aktual Kim Jong Un.

Related posts

Deklaratë nga muslimanët dhe hebrenjtë në Suedi: Ata që djegin librat në fund djegin edhe njerëzit

admin

Një “bombë sioniste” mbi median palestineze në Jerusalem

Muhamet Ramadani

Zyrtari amerikan: Trump “shumë i kënaqur” me përparimin drejt marrëveshjes së paqes në Ukrainë

Muhamet Ramadani