RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Media shqiptare nën shok: humb jetën Enrik Mehmeti

media-shqiptare-nen-shok:-humb-jeten-enrik-mehmeti

Gazetari i shquar vlonjat që shkroi me dinjitet emrin e tij në gazetari

Gazetari i njohur vlonjat Enrik Mehmeti u nda krejt papritmas nga jeta në moshën 40-vjeçare, duke lënën nën shok komunitetin mediatik e me gjerë.

Ai mbeti viktimë e një aksidenti me motor katërrrotësh në afërsi të Zvërnecit, emrit më të përfolur politikish e mediatikisht të kësaj kohe në Shqipëri, duke mos u mbijetuar plagëve të pësuara.

Enrik Mehmeti e nisi karrierën e tij që në fundin e viteve ’90, duke raportuar dhe për RAI-in, për të vijuar më pas punën si një ndër korrespondentët më të spikatur të Vlorës.

Në vite, ai krijoi profilin e një gazetari profesionist dhe me një ndjenjë të lartë detyre.

Humbja e tij është njëherësh dhe një humbje e madhe për gazetarinë shqiptare, ku ai shkroi emrin e vet me dinjitet. /tesheshi

Related posts

Deputetja britanike që alarmoi për armët në kisha kërkon shtim të trupave të KFOR-it në Kosovë

admin

A e dini kush është “Gjoni i Zotit”? Një “shok i djallit” që po vuan një dënim prej 110 vitesh

RTI

Erdoğan, Biden-it: Iz’raeli nuk dëshiron ar’mëpushim në Ga’za

Muhamet Ramadani