RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mërgimtarët në pritje prej orësh në kufirin Kroaci-Serbi, këshilltarja shqiptare e MPJ-së kroate tregon arsyet

mergimtaret-ne-pritje-prej-oresh-ne-kufirin-kroaci-serbi,-keshilltarja-shqiptare-e-mpj-se-kroate-tregon-arsyet

Pritjet e gjata të mërgimtarëve dhe udhëtarëve në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, janë shkaktuar nga fluksi i madh i udhëtarëve gjatë sezonit turistik veror, ka deklaruar Ermina Përlaskaj, këshilltare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë.

Në një përgjigje për Telegrafin, Përlaskaj ka thënë se kjo pikë kufitare është ndër më të ngarkuarat, pasi përmes saj kalojnë një numër i madh udhëtarësh nga vendet e Ballkanit drejt Kroacisë dhe Evropës Perëndimore.

“Arsyeja kryesore e kolonave të gjata në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë është kulmi i sezonit turistik veror dhe ndërrimi i turistëve gjatë fundjavës”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, pikëkalimi Bajakovë-Batrovc është veçanërisht i ngarkuar pasi për shumë udhëtarë paraqet hyrjen e parë në zonën Shengen.

“Duhet pasur parasysh se Kroacia është pjesë e zonës Shengen, që do të thotë se për shumë udhëtarë kjo pikë kufitare përfaqëson hyrjen e parë në hapësirën Shengen”, ka thënë Përlaskaj.

Mërgimtarët bllokohen për orë të tëra në kufirin Kroaci-Serbi, autobusët ende në pritje

Ajo ka shpjeguar se kontrollet e detajuara të dokumenteve dhe kushteve të hyrjes nga autoritetet kroate ndikojnë në zgjatjen e kohës së përpunimit të automjeteve.

“Kjo zgjat kohën e përpunimit të çdo automjeti dhe krijon kolona të gjata, veçanërisht gjatë fundjavave dhe muajve të verës, kur fluksi i udhëtarëve është shumë i madh”, ka shtuar ajo.

Më herët gjatë ditës, u raportua se shumë mërgimtarë nga Kosova kishin mbetur të bllokuar në këtë pikë kufitare që nga ora 02:00 e natës, duke pritur për orë të tëra për të vazhduar udhëtimin.

Related posts

Zvicra po siguron rezerva të gazit për dimër

admin

India furnizon Bangladeshin me naftë përmes tubacionit të miqësisë mes tensioneve në Lindjen e Mesme

Irfan Jahiu

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan rihapjen e plotë të hapësirës së tyre ajrore

admin