RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dështon të nisë seanca për Masakrën e Reçakut, e radhës caktohet më 31 korrik

deshton-te-nise-seanca-per-masakren-e-recakut,-e-radhes-caktohet-me-31-korrik

Seanca e paraparë të nis sot ndaj të akuzuarve për Masakrën e Reçakaut ka dështuar.

Kjo për shkak se në seancë munguan katër avokatë.

Ndërsa disa prej avokatëve thanë se nuk i kanë pas shkresat e lëndës.

Seanca tjetër u caktua më 31 korrik.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 30 dhjetor të vitit 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën në Reçak, kur u vranë 45 civilë më 15 janar 1999.

Sipas aktakuzës, në periudhën 1998-1999, të akuzuarit, si pjesëtarë të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës “243 të Mekanizuar”, Armatës së III- të, e njohur si “Korpusi i Prishtinës”, si dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, “kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile”

Sipas njoftimit të Departamentit Special të Gjykatës, bëhet fjalë për çështjen penale, ndaj Zllatomir Peshiq, Mlladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçqviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsman Jellliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milosh Gjoshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq, Milovan Kovaçeviq, për shkak të veprës penale Krimet e “Luftës kundër popullsisë civile”.

Related posts

Mijëra protestojnë në Tel Aviv, kërkojnë hetim për sulmet e 7 tetorit

admin

Rikthimi i hakmarrjes amerikane ndaj një gruaje që guxon kundër Izraelit

RTI

Lufta në Gaza/ Bella dhe Gigi Hadid dhurojnë 1 milion dollarë për të mbështetur përpjekjet e ndihmës për palestinezët

admin