RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tjetër devijim nga nuri qytetar i protestave maratonë

tjeter-devijim-nga-nuri-qytetar-i-protestave-maratone

Tensioni para parlamentit që nuk korrespondon me paqen imponuese të mbrëmjeve

Një tjetër protestë me nuanca tensioni u mbajt para paramentit, në ditën e seancës plenare, ku deputetët u shënjestruan sërish me vezë. Në këtë rast nuk është fjala për familjarë të mirëfilltë, nga ata që i japin nur dhe vërtet frymëzim protestave të mbrëmjeve në bulevard, por për atë grupim kryesisht të rinjsh që duan dhe një lloj imponimi me metoda të tjera ndaj politikës.

Në këtë rast është fjala dhe për përdorim të akteve të ndryshme fizike, gjë që çon më pas dhe në reagime policore.

Kështu, këtë të enjte Policia hodhi ujë dhe gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës, ndërkohë që protestuesit u kundërpërgjiën duke goditur me vezë, domate dhe shishe uji në drejtim të uniformave blu, pra, duke i parë dhe ata të njëtrajtësuar me figurat politike.

 

Përplasjet nisën pasi protestuesit tentuan të çajnë kordonin policor, me qëllim për t’u zhvendosur në drejtim të godinës së Kuvendit. /tesheshi.com/

 

Related posts

Shtëpia e Bardhë: Rusia që nga dhjetori ka pësuar 100 mijë viktima në Ukrainë

admin

Diplomati iranian: Sulmet ShBA-Izrael ndaj Iranit janë “luftë kundër Kartës së Kombeve të Bashkuara

Muhamet Ramadani

Dhunimi i dy vajzave në Gjakovë – viktimat janë të mitura, ndërsa të dyshuarit të moshës madhore

admin