RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raportohen shpërthime në disa qytete anembanë Iranit

raportohen-shperthime-ne-disa-qytete-anembane-iranit

Mediat iraniane raportojnë për shpërthime dhe sulme në disa qytete të ndryshme të vendit. Sipas transmetuesit shtetëror IRIB, një zonë jashtë qytetit të Khondabit u godit nga dy projektilë armiqësorë, ndërsa shpërthime u dëgjuan gjithashtu në Khorramabad dhe Konarak.
Agjencia e lajmeve “Fars” dhe IRIB njoftuan për shpërthime edhe në Jask, një qytet portual kyç në Ngushticën e Hormuzit. Ndërkohë, në kryeqytetin Tehran, agjencia e lajmeve “Mehr” raportoi për aktivizim të sistemeve të mbrojtjes ajrore mbi pjesën lindore të qytetit. /mesazhi

Related posts

Zbulohet teknologjia sekrete e CIA-s në shpëtimin e pilotit amerikan në Iran: Çfarë është “Ghost Murmur”

admin

Përmbyset trageti në Nigeri, të paktën 26 viktima

admin

Fillon Mësimi në Gjuhën Shqipe në Qendrën Islame të Karlsruhës, Thirrje për Pjesëmarrje nga Komuniteti Shqiptar

admin