RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja “thellësisht e shqetësuar” për përshkallëzimin e dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar

be-ja-“thellesisht-e-shqetesuar”-per-pershkallezimin-e-dhunes-ne-bregun-perendimor-te-pushtuar

Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur “shqetësim të thellë” për dhunën në Bregun Perëndimor të pushtuar, pas përleshjeve ku u vranë katër palestinezë, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund “ciklit vicioz të dhunës”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, një zëdhënës tha se BE-ja shpreh “ngushëllimet më të thella” për familjet e të vrarëve dhe u uron të plagosurve shërim të plotë dhe të shpejtë.

“Ngjarjet e sotme janë një kujtesë e brishtësisë së situatës në terren”, thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi shtoi: “BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve të shmangin gjuhën nxitëse, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe t’i japin fund ciklit vicioz të dhunës”.

Më herët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, urdhëruan atë që e përshkruan si një “operacion ushtarak në shkallë të gjerë” në fshatrat palestineze në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, pas një sulmi me armë zjarri pranë vendbanimit të paligjshëm Havat Gilad, ku u vranë dy ushtarë izraelitë dhe u plagosën tre të tjerë.

Sipas korrespondentëve të Anadolu, kolonët izraelitë më vonë sulmuan disa komunitete palestineze në Nablus, duke u vënë zjarrin shtëpive dhe pronave të tjera palestineze.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, katër palestinezë u vranë më herët të premten gjatë një sulmi nga kolonët izraelitë dhe forcat izraelite ndaj qytetit Tell, në jugperëndim të Nablusit.

Related posts

BE anulon pritjen e Ditës së Evropës në Izrael në mes të tensioneve diplomatike me qeverinë e Natanyahu-t

admin

OKB: Nuk do të marrim pjesë në evakuimin e detyruar në Rafah

Muhamet Ramadani

Shënohet dita përkujtimore e fëmijëve të vrarë të Sarajevës

Muhamet Ramadani