RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anija tregtare saudite dëmtohet në një sulm në Detin e Kuq, vazhdon udhëtimin

anija-tregtare-saudite-demtohet-ne-nje-sulm-ne-detin-e-kuq,-vazhdon-udhetimin

Një anije tregtare saudite pësoi dëmtime të lehta në trupin e saj gjatë një sulmi teksa lundronte nëpër Detin e Kuq, por vazhdoi udhëtimin pasi autoritetet konfirmuan se anija dhe ekuipazhi i saj ishin të sigurt, transmeton Anadolu.

Duke cituar një zëdhënës të Autoritetit të Përgjithshëm të Transportit të Arabisë Saudite, Agjencia Saudite e Shtypit (SPA) tha se anija në pronësi saudite NCC MASA u sulmua gjatë lundrimit në Detin e Kuq.

Zëdhënësi tha se anija pësoi vetëm dëmtime të lehta në trupin e saj dhe ishte në gjendje të vazhdonte drejt destinacionit pasi u konfirmua siguria e saj dhe e ekuipazhit.

Zyrtari e cilësoi vazhdimin e sulmeve ndaj anijeve tregtare si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe normave që mbrojnë transportin detar tregtar dhe ekuipazhet detare.

Nuk u dhanë menjëherë detaje të tjera, përfshirë se kush ishte përgjegjës për sulmin.

Related posts

Aksidenti i ‘Voepass’ me dhjetëra viktima, Forcat Ajrore Braziliane: Avioni humbi kontaktet, nuk shpalli gjendje emergjente

admin

Milanoviq e krahason përshëndetjen ‘Slava Ukraini’ me atë naziste

admin

Zyrtarët ndërhyjnë për të shpëtuar buallin viral “Donald Trump”

Muhamet Ramadani