RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti sirian dhe shefi i OKB-së diskutojnë bashkëpunimin humanitar dhe rindërtimin

presidenti-sirian-dhe-shefi-i-okb-se-diskutojne-bashkepunimin-humanitar-dhe-rindertimin

Presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa, është takuar në Damask me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit mes Sirisë dhe OKB-së, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë Siriane të Lajmeve (SANA), bisedimet në Pallatin e Popullit u përqendruan në bashkëpunimin në fushat humanitare dhe të zhvillimit, si dhe në mbështetjen për përpjekjet për rimëkëmbjen e hershme dhe rindërtimin.

Të dyja palët theksuan gjithashtu rëndësinë e respektimit të sovranitetit, unitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.

Guterres shoqërohej nga një delegacion i OKB-së, ndërsa në takim morën pjesë edhe ministri sirian i Punëve të Jashtme, Asaad al-Shaibani, dhe zyrtarë të tjerë.

Shefi i OKB-së mbërriti në kryeqytetin sirian për një vizitë treditore dhe u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut nga Shaibani.

“OKB-ja qëndron përkrah Sirisë në këtë moment kyç dhe i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos kursejë asnjë përpjekje për të mbështetur edhe popullin e Sirisë”, tha më herët Guterres.

Vizita shënon të parën e një sekretari të përgjithshëm të OKB-së në Damask që nga udhëtimi i ish-shefit të OKB-së, Ban Ki-moon, në kryeqytetin sirian në vitin 2009.

Related posts

Zelenskyy: “Ende pa kompromis” për territoret në planin e reduktuar të paqes Moskë-Kiev me 20 pika

admin

Analiza e REL: Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

admin

LVV mbetet e hapur për marrëveshje me partitë, pas pezullimit të bisedimeve nga LDK-ja

Kushtrim Guraj