RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani bën thirrje për dialog për të zgjidhur tensionet mes Arabisë Saudite dhe Jemenit

irani-ben-thirrje-per-dialog-per-te-zgjidhur-tensionet-mes-arabise-saudite-dhe-jemenit
Irani ka bërë thirrje zyrtare për dialog pas rritjes së tensioneve të fundit mes Arabisë Saudite dhe Jemenit.
Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, theksoi se rajoni ka nevojë urgjente për “një zgjidhje të drejtë të krizës jemenase”.
Baghaei paralajmëroi se konflikti me Arabinë Saudite nuk ka një zgjidhje ushtarake. Ai shtoi se Irani e konsideron “kthimin në rrugën e dialogut dhe zbatimin e plotë të udhërrëfyesit të rënë dakord si të vetmen mënyrë për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullit jemenas dhe për të ruajtur sigurinë e stabilitetin në rajon”. Në përmbyllje, zëdhënësi iranian fajësoi politikën e SHBA-së në rajon për ndërlikimin e mëtejshëm të situatës në Jemen. /mesazhi

Related posts

Tajvani: Luftanijet kineze po vazhdojnë stërvitjet në Paqësor

admin

Dislokimi i raketave të SHBA në Evropë, Putin kërcënon me rinisjen e prodhimit të raketave me rreze të mesme veprimi

admin

Putin dhe Xi nënshkruajnë deklaratën mbi botën shumëpolare në Samitin e Pekinit

admin