RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia akuzon themeluesin e Telegramit, Durov, për ndihmë ndaj terrorizmit

rusia-akuzon-themeluesin-e-telegramit,-durov,-per-ndihme-ndaj-terrorizmit

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) njoftoi se Pavel Durov, themeluesi i aplikacionit të mesazheve Telegram, është akuzuar në Rusi për ndihmë ndaj veprimtarive terroriste, transmeton Anadolu.

FSB-ja tha në një deklaratë se ka nisur procedurën për vendosjen e tij në listën ndërkombëtare të personave në kërkim.

“Kreu i administratës së Telegramit, Pavel Durov, është akuzuar në kuadër të një hetimi penal sipas nenit 205.1, pjesa 1.1 e Kodit Penal të Rusisë (ndihmë ndaj veprimtarive terroriste). Ai po vendoset në listën ndërkombëtare të personave në kërkim”, thuhet në deklaratë.

“Në kundërshtim me legjislacionin rus, administrata e Telegramit nuk ka hequr kanale, biseda dhe bot-e të shumta të këtij aplikacioni, të cilat përdoren në mënyrë aktive nga shërbimet speciale ukrainase, organizatat terroriste dhe ekstremiste për përgatitjen dhe koordinimin e akteve të sabotazhit dhe terrorizmit, vrasjeve masive dhe aktiviteteve të mashtrimit kibernetik në Rusi”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se “këto veprimtari kanë shkaktuar viktima të shumta, përfshirë gra dhe fëmijë si dhe dëme materiale në vlerë prej miliarda dollarësh”.

Related posts

Ministrja e Jashtme sllovene: Njohja e Palestinës është ‘detyrë morale’

Muhamet Ramadani

​Lajçak nis sot vizitën në Kosovë

admin

Ministri izraelit Ben-Gvir vazhdon të mbrojë ekzekutimin e dy palestinezëve të dorëzuar në Jenin

admin