RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Tragjedi në Shkodër, nëna me dy fëmijë të mitur humbin jetën pas djegies së shtëpisë

tragjedi-ne-shkoder,-nena-me-dy-femije-te-mitur-humbin-jeten-pas-djegies-se-shtepise

Policia e Shqipërisë ka konfirmuar vdekje e tre personave, nënës me dy fëmijët e saj të mitur pa zjarrit që përfshiu një shtëpi në fshatin Domen të Postribës në Shkodër.

Policia bën me dije se nga zjarri kanë humbur nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijë të mitur 3 dhe 1 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 teksa policia po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

“Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related posts

Mbi 10 mijë qytetarë serbë morën pasaporta të Kosovës që nga liberalizimi i vizave

admin

Zgjedhjet e 7 qershorit, sot mbyllet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

RTI

Ndikimi i luftës në Iran, Parlamenti i Spanjës miraton paketën prej 5 miliardë eurosh për të frenuar goditjen e ekonomisë

RTI