RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk mund të rihapet për sa kohë që vazhdojnë “kërcënimet” e SHBA-së

irani:-ngushtica-e-hormuzit-nuk-mund-te-rihapet-per-sa-kohe-qe-vazhdojne-“kercenimet”-e-shba-se

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha të enjten se Ngushtica e Hormuzit nuk mund të rihapet për sa kohë vazhdojnë kërcënimet dhe ndërhyrja e SHBA-së në trafikun detar rajonal, transmeton Anadolu.

“Ngushtica e Hormuzit nuk mund të rihapet për sa kohë që sulmet dhe kërcënimet e zyrtarëve amerikanë dhe ndërhyrja e tyre në lëvizjet detare në rajon vazhdojnë”, tha IRGC në një deklaratë.

IRGC paralajmëroi se “kërcënimet dhe ndërhyrjet” e vazhdueshme do ta bëjnë situatën “më të vështirë dhe më të komplikuar”.

Poashtu pretendoi se dy cisterna nafte, “me nxitjen e avionëve amerikanë”, u përpoqën gjatë natës të kalonin tranzit përmes asaj që e përshkroi si një “rrugë të pasigurt” në jug të ngushticës së Hormuzit.

Thuhet se të dy anijet u kthyen shpejt pasi një zjarr i madh shpërtheu në bordin e njërës prej tyre.

“Ngushtica e Hormuzit është territori ynë dhe Marina e IRGC-së e kontrollon me vendosmëri atë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se asnjë fuqi e jashtme “që vjen nga mijëra kilometra larg” nuk do të lejohet të ndërhyjë.

Më herët, Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) tha se forcat amerikane kishin kryer një “valë të rëndë” sulmesh kundër Iranit në përgjigje të asaj që e përshkroi si tentativë për sulme raketore që synonin forcat amerikane në Lindjen e Mesme.

Related posts

Reforma zgjedhore, Kurti tregon tri opsionet si mund të votojë diaspora në zgjedhjet e përgjithshme

Muhamet Ramadani

Aliyev: Do të mbrojmë të gjithë azerbajxhanasit në botë, përfshirë edhe ata në Iran

admin

Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër, të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi

RTI