RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksion policor në Prishtinë, inspektohen 65 auto-parkingje, evidentohen shkelje të shumta

aksion-policor-ne-prishtine,-inspektohen-65-auto-parkingje,-evidentohen-shkelje-te-shumta

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë zhvilluar të mërkurën një aksion të gjerë kontrolli në rajonin e Prishtinës.

Fokus i këtij aksioni ishte luftimi i shmangies nga tatimi, me ç’rast janë inspektuar gjithsej 65 auto-parkingje.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, gjatë kontrolleve të ushtruara në terren janë identifikuar shkelje të ndryshme ligjore.

“Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga autoritetet sipas kompetencës”, thuhet në raportin policor.

Aksioni është realizuar rreth orës 09:00, ndërsa autoritetet kompetente pritet të ndërmarrin masat përkatëse ligjore ndaj subjekteve ku janë gjetur parregullsi.

Related posts

Indonezia: Respektojmë sovranitetin e Iranit dhe procesin kushtetues në vend

RTI

Sot përfundon periudha shtesë e regjistrimit të popullsisë

Muhamet Ramadani

Prattipati: Kosova të diversifikojë furnizimin me energji me gaz natyror të lëngshëm amerikan

RTI