RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bota po vuan nga mungesa e liderëve!

bota-po-vuan-nga-mungesa-e-lidereve!

Luftërat dhe pasiguria ekonomike janë vetëm simptomat

Problemi më i madh i botës sot nuk është lufta, kriza ekonomike, konkurrenca për energjinë apo tensionet gjeopolitike. Në themelin e të gjitha këtyre qëndron një krizë edhe më e thellë: mungesa e lidershipit.

Historia na tregon se në periudhat kur bota është udhëhequr nga liderë të fortë, krizat janë menaxhuar më shpejt, luftërat kanë marrë fund më lehtë dhe shtetet kanë gjetur një drejtim më të qartë.

Sot ndodh e kundërta. Qendrat e pushtetit janë shtuar, por vullneti politik për ta ushtruar atë është dobësuar. Burrat e shtetit, të aftë për të marrë vendime të vështira, po zëvendësohen nga politikanë që orientohen nga sondazhet dhe llogaritë afatshkurtra elektorale.

Pasojat janë të dukshme. Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në vitin e katërt, gjakderdhja në Gaza vazhdon, kriza në Detin e Kuq po kërcënon tregtinë globale, ndërsa grushtet e shtetit në Afrikë po përsëriten.

Edhe tensionet rreth Tajvanit vazhdojnë të rriten, duke e bërë Azinë gjithnjë e më të paqëndrueshme.

Diplomacia nuk mungon. Takimet dhe negociatat zhvillohen rregullisht, por rezultatet janë të pakta. Arsyeja është se po pakësohen liderët që kanë peshën dhe autoritetin për t’i kthyer bisedimet në zgjidhje konkrete.

Një shembull domethënës është Evropa. Kontinenti që dikur udhëhiqej nga figura si Winston Churchill, Charles de Gaulle dhe Konrad Adenauer, sot mbështetet kryesisht te burokracia.

Ekonomia e saj mbetet e fortë dhe teknologjia e zhvilluar, por ndikimi politik nuk është më në të njëjtin nivel. Gjatë luftës në Ukrainë, Evropa ka ndjekur kryesisht strategjinë e sigurisë të përcaktuar nga Uashingtoni.

Ajo hasi vështirësi në përballimin e krizës energjetike, nuk arriti të ndërtojë një politikë të përbashkët për migracionin dhe ende nuk është në gjendje të garantojë vetë mbrojtjen e saj. Dhe sërish problemi nuk është mungesa e burimeve financiare, por mungesa e lidershipit.

Edhe Lindja e Mesme është një nga rajonet ku ky boshllëk ndihet më fort. Konfliktet në Siri, Libi, Jemen, Liban dhe Palestinë zvarriten prej vitesh. Luftërat zhvillohen përmes aktorëve të ndërmjetëm dhe jo nga shtete të forta.

Kur krijohet një vakum pushteti, ai mbushet nga grupe të armatosura ose nga fuqitë e mëdha, jo nga institucione të qëndrueshme. Kjo është një nga arsyet pse paqja mbetet ende e largët.

Afrika përballet me një paradoks të ngjashëm. Kontinenti zotëron disa nga rezervat më të mëdha të pasurive natyrore në botë, por pesha e tij politike mbetet e kufizuar.

Mungesa e një lidershipi të përbashkët dhe e një vizioni kontinental e ka shndërruar Afrikën në një arenë rivaliteti mes fuqive të mëdha. Burimet janë afrikane, por përfitimet përfundojnë shpesh në duart e të tjerëve.

Lidershipi i fortë nuk nënkupton vetëm retorikë të ashpër. Ai kërkon aftësinë për të marrë vendime në kohë krize, për të marrë përsipër rreziqe, për të ndërtuar një vizion afatgjatë dhe për të ushtruar ndikim në arenën ndërkombëtare.

Sot numri i liderëve që i plotësojnë këto kritere është shumë i kufizuar. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump, megjithëse përfaqësojnë vizione të ndryshme politike, konsiderohen ndër figurat që vazhdojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimet globale.

Ata kanë mbështetës dhe kritikë, por një gjë i bashkon: nuk ndjekin thjesht axhendën ndërkombëtare, por përpiqen ta formësojnë atë.

Ndoshta debati më i rëndësishëm i viteve të ardhshme nuk do të jetë energjia apo inteligjenca artificiale. Pyetja thelbësore do të jetë nëse do të shfaqen liderë të rinj që mund t’i japin botës një drejtim tjetër.

Institucionet e forta mbeten të domosdoshme, por historia ka treguar se në periudhat më të vështira ato nuk mjaftojnë pa njerëz që marrin përgjegjësi dhe udhëheqin me vendosmëri. Pikërisht kjo duket se është mungesa më e madhe e kohës sonë.

Sot bota jeton në epokën e teknologjisë, por njëkohësisht edhe në epokën e vakuumit të lidershipit. tesheshi

Related posts

Zgjedhjet e përgjithshme në Indi do të fillojnë më 19 prill, rezultat më 4 qershor

admin

Pushtim i Izraelit nga…bletët!

Muhamet Ramadani

Miratohet buxheti i Prishtinës për vitin 2026

Irfan Jahiu