RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmi iranian vret një punëtor në ndërtesën e një kompanie kineze në Kuvajt

sulmi-iranian-vret-nje-punetor-ne-ndertesen-e-nje-kompanie-kineze-ne-kuvajt

Një sulm iranian shënjestroi një ndërtesë që i përket një kompanie kineze në veri të Kuvajtit, duke vrarë një punëtor, tha sot ushtria kuvajtiane, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Saud Al-Atwan tha se “agresioni iranian” goditi ndërtesën, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ai tha se autoritetet përkatëse filluan menjëherë marrjen e masave të nevojshme për t’iu përgjigjur incidentit në koordinim me agjencitë e tjera.

Forcat e Armatosura të Kuvajtit thanë se do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre dhe të marrin “të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin e vendit dhe për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin e tij”.

Related posts

Lavrov sulmon Evropën: Po bëhet kërcënimi kryesor i paqes duke ndihmuar ushtarakisht Ukrainën! SHBA? Ka braktisur rolin e ndërmjetësit të paanshëm

admin

78 ditë bombardime/ Nesër 25 vite nga sulmet e NATO-s në Beograd, Millosheviçi nuk pranoi të zgjidhte krizën në Kosovë dhe…

admin

Dy ushtarakë të FSK-së marrin pjesë në gara të ShBA-së

admin