Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar për atë që e quajti “operacione të rreme” nga Izraeli, pas sulmit me dron ndaj një anijeje gazi në portin egjiptian të Damiettës.
Në një reagim të publikuar në platformën X, Araghchi e cilësoi Egjiptin si “një mik dhe partner të rëndësishëm në rajon”, duke theksuar se siguria e tij është me rëndësi të veçantë për Teheranin.
“Duhet të jemi të gjithë vigjilentë ndaj komploteve izraelite dhe operacioneve të rreme që synojnë të minojnë paqen rajonale”, shkroi ai.
Ministri iranian shtoi se “kërcënimi është i qartë, i përbashkët dhe ka frikë nga solidariteti mysliman”.
Izraeli nuk ka komentuar deri tani mbi këto akuza. /mesazhi

