RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Gjenden mbetje të tjera mortore në Kalludër të Vogël, vazhdojnë gërmimet për varrezën e dyshuar masive

​gjenden-mbetje-te-tjera-mortore-ne-kalluder-te-vogel,-vazhdojne-germimet-per-varrezen-e-dyshuar-masive

Në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut janë gjetur mbetje të tjera mortore gjatë gërmimeve që po zhvillohen për të katërtën ditë me radhë në kërkim të një varreze të dyshuar masive nga lufta e fundit në Kosovë. Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se mbetjet u zbuluan gjatë punimeve të së enjtes, ndërsa identifikimi i tyre do të bëhet vetëm pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së.

Sipas dyshimeve fillestare, në këtë lokacion mund të jenë mbetjet mortore të grupit të njohur si “intelektualët nga Mitrovica”, të cilët rezultojnë të zhdukur që nga 19 prilli 1999. Megjithatë, identifikimi i tyre dhe konfirmimi përfundimtar do të bëhen vetëm pas përfundimit të procedurave të zhvarrimit dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Një ditë më parë, vendin ku po kryhen gërmimet e vizituan përfaqësues të institucioneve të vendit.

Deri më tani është konfirmuar se mbetjet e gjetura deri më tani janë me prejardhje njerëzore, por theksoi se për identifikimin e tyre duhet pritur përfundimin e procedurave mjeko-ligjore.

Lokacionin ku po zhvillohen gërmimet e ka vizituar gjatë ditës së djeshme edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Ai ka bërë të ditur se procesi i identifikimit të mbetjeve mortore është një procedurë që kërkon kohë dhe duhet të realizohet me kujdes, sipas standardeve profesionale mjeko-ligjore.

Isufaj ka bërë të ditur se mbetjet e gjetura në këtë lokacion janë konfirmuar me origjinë njerëzore, ndërsa ka theksuar se përmes analizave të ADN-së do të bëhet identifikimi i mundshëm i personave.

Sipas tij, institucionet duhet të tregohen të kujdesshme me deklarimet publike për këtë rast, pasi çdo informacion i pakonfirmuar mund të ndikojë në procesin hetimor.

Gërmimet në këtë lokacion kanë nisur të martën dhe po zhvillohen nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera kompetente, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale. Procesi i kërkimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri në përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme.

Related posts

Presidenti kroat i bën thirrje qeverisë që t’i japë fund bashkëpunimit në mbrojtje me Izraelin

Kushtrim Guraj

Pas dorëheqjes së papritur të Varadkar, Irlanda zgjedh kryeministrin më të ri në historinë e saj. Ja kush është 37-vjeçari që do të udhëheq qeverinë

admin

Erdogan: Lufta kundër terrorizmit, çelësi i zgjidhjes së emigracionit

Muhamet Ramadani