RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një “kështjellë” turke në Vlorë përballë një “invazioni” izraelit

nje-“keshtjelle”-turke-ne-vlore-perballe-nje-“invazioni”-izraelit

Zhvillime jo thjesht ekonomike, por dhe gjeopolitike në qytetin e historisë shqiptare

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme, është shpallur fituese e Zonës së lirë Ekonomike në Vlorë. Në krye të sah është në Mehmet Faruk Bülbül, i cili ka marrë statusin “investitor i veçantë” nga qeveria shqiptare.

Së fundi, qeveria ka vendosur që t’i njohë kësaj kompani të drejtën për të marrë në pronësi 885,557.6 m2 sipërfaqe në qytetin bregdetar dhe ta zhvillojë atë.

Veprimtaritë, që do të zhvillohen në “Zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE””, janë të llojit:

Ekosistem industrial logjistik dhe inovativ;

Teknologji industriale;

Automatizim dhe inteligjencë artificiale;

Përpunim mekanik i lehtë i metaleve, duke kombinuar metalurgjinë e pastër me aktivitete të kufizuara në përpunim mekanik të lehtë dhe trajtime sipërfaqësore jondotëse dhe energjinë e rinovueshme.

Kompania e turkut Mehmet Faruk Bülbül do të jetë pronare e zonës “RAMS FREE ZONE” për një periudhë 35-vjeçare, me të drejtë përsëritjeje deri në 99 (nëntëdhjetë e nëntë) vjet.

Ajo ka kantiere ndërtimi në Dubai, Tajlandë, Moskë, Kazakistan dhe në Turqi dhe gjatë një interviste për mediat vendase 4 vite më parë, drejtori ekzekutiv deklaroi se “RAMS Global” kishte sjellë më shumë se 300 milionë dollarë kapital në Turqi dhe do të vazhdonte me projektet të tjera.

Kështu, aty ku po tentojnë të hedhin rrënjë izraelitët, në Vlorë, po ngrihet njëherësh një kështjellë ekonomike turke, një zhvillim që sa ka brenda ekonominë ka po ashtu dhe gjeoekonominë dhe gjeopolitikën.

Janë realitete të reja këto që e bëjnë të vëshirë leximin e së nesërmes për Shqipërinë, ku Vlora po merr një peshë të veçantë edhe nga investimet në Sazan e Zvërnec. /tesheshi.com/     

Related posts

Për pesë vjet, 51 fëmijë të braktisur në Kosovë

Muhamet Ramadani

Destani: Marrëveshja e Rambujesë ka qenë e dëmshme dhe çdo herë në favor të Serbisë

Kushtrim Guraj

Kryediplomati gjerman: Marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit ndaj NATO-s

Muhamet Ramadani