RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kush do i marrë armët e Hamasit nëse…?

kush-do-i-marre-armet-e-hamasit-nese…?

Pabesia e tmerrshme izraelite, si pamundësi për paqe

Presidenti i SHBA-së Donald Trump u tha gazetarëve të premten se Këshilli i Paqes në Gaza do të jetë ai që do të marrë armët nga Hamasi ndërsa grupi fillon çarmatosjen, edhe pse vetë këshilli kishte njoftuar më parë se organi teknik palestinez do të merrte përsipër këtë rol.

“Ndërsa Hamasi çarmatoset sipas këtij plani, kush mendoni se merr në zotërim ato armë që ata kanë? A i shkojnë ato qeverisë së re?” e pyeti një gazetar Trump gjatë takimit të kabinetit të tij në rezidencën presidenciale në Camp David në Maryland.

“Kjo do të menaxhohet nga Këshilli i Paqes. Ky Këshill i Paqes është i pabesueshëm. Drejtohet nga njerëz të pabesueshëm”, u përgjigj presidenti.

Vetëm disa orë më parë, Këshilli njoftoi në X se do të kishte një “kornizë që përfshin demilitarizimin e plotë, deradikalizimin dhe transferimin e të gjithë autoritetit civil dhe të sigurisë në Gaza te Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG)”.

“Vetëm NCAG do të marrë, ruajë ose kontrollojë çdo armë në Rrip,” tha Këshilli.

Hamasi më parë kishte përcaktuar se mund t’ia dorëzonte armët e tij vetëm një grupi ose autoriteti tjetër palestinez. Ky formalitet tani me sa duket është respektuar, por thelbi mbetet i njëjtë, pasi organi i ri palestinez është një zgjatim i Amerikës, Izraelit dhe shteteve arabe të ndërmjetësuara. Pra, sapo Hamasi të çarmatoset, nuk do t’i shohë më kurrë ato armë.

Hamasi paralajmëroi të premten se çdo marrëveshje mbi “çarmatimin e plotë” të fraksioneve palestineze në Gaza varet nëse Uashingtoni dhe Izraeli i respektojnë angazhimet e tyre sipas marrëveshjes së armëpushimit të 10 tetorit.

Hamasi thotë se do të “çarmatoset kur Izraeli ta mbajë fjalën e tij”.

Por që Izraeli të mbajë fjalën është gjëja më e pamundur në botë. Izraeli është ai që është, një shtet makabër, një poshtërsi e gjalë, mu pse kurrë nuk e mban fjalën. Pra, pabesia është natyra e vërtetë e tij. /tesheshi

Related posts

MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende

admin

Sulmet ajrore të Izraelit goditën Gazën pasi 9 palestinezë u vranë në Jenin – VIDEO

admin

Sot hapet tuneli i Llogarasë, Rama: Do të ndryshojë udhëtimin drejt jugut

admin