RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rrapushxhaferizmi i Ramës me Dubain e Duŕrësit: dhe ec e dëgjoje për Sazan – Zvërnecin…!

rrapushxhaferizmi-i-rames-me-dubain-e-durresit:-dhe-ec-e-degjoje-per-sazan-–-zvernecin…!

Pesë vjet më pas, Alabbar ndryshon qëndrim për Marinën e bujshme dy miliardëshe

Në fushatën elektorale të vitit 2021, Edi Rama e shndërroi projektin e Durrës Marinës në një nga armët e tij më të forta politike.

Kryeministri premtoi se Durrësi do të kthehej në “Dubain e Mesdheut”, ndërsa investimi i Mohamed Alabbarit u paraqit si dëshmia se Shqipëria po hynte në një epokë të re zhvillimi ekonomik dhe turistik.

Pesë vjet më vonë, vetë investitori duket se po jep një vlerësim krejt tjetër. Gjatë një interviste në podcastin Smashi Business Daily, themeluesi i kompanive Emaar dhe Eagle Hills pranoi se në Shqipëri kishte vepruar me nxitim.

“Për shembull, në Shqipëri ndërtova shumë shpejt. Ishte një gabim”, deklaroi Alabbar, pa e përmendur drejtpërdrejt Durrës Marinën. Megjithatë, deklarata është interpretuar gjerësisht si një referencë për projektin e Portit të Durrësit.

Në Shqipëri, këto fjalë kanë një peshë të veçantë politike. Durrës Marina nuk u paraqit thjesht si një investim privat, por si simboli i një transformimi historik, që do ta kthente qytetin në qendrën më të rëndësishme turistike dhe ekonomike të rajonit.

Pikërisht për këtë arsye, fjalët e Alabbarit përbëjnë një goditje për narrativën e ndërtuar nga qeveria. Investitori që dikur e quante Shqipërinë “Evropa e re” pranon sot se ritmi i zhvillimit ishte një gabim.

Premtimi për “Dubain e Mesdheut” mbetet ende larg realitetit, ndërsa pritshmëritë e krijuara vite më parë po përballen me një panoramë shumë më të ndërlikuar.

Krahasimi me Rrapush Xhaferrin duhet kuptuar si një metaforë politike. Në mesin e viteve 1990, ai u bë simboli i skemave piramidale që premtuan fitime marramendëse dhe një mirëqenie të shpejtë, derisa gjithçka përfundoi në katastrofën e vitit 1997.

Natyrisht, Durrës Marina nuk është një skemë piramidale. Megjithatë, ngjashmëria qëndron te kontrasti midis premtimeve të mëdha dhe realitetit që vjen më pas.

Ajo që dikur u paraqit si projekti që do të ndryshonte historinë e Durrësit, sot shoqërohet nga autokritika e vetë investitorit që u vendos në qendër të këtij vizioni. tesheshi

Related posts

Përfundon aksioni policor në pesë lokacione në veri

Muhamet Ramadani

OKB: Mbi 700 civilë u vranë nga ushtria e Mianmarit gjatë periudhës zgjedhore

Irfan Jahiu

Bëhu oficer i Ushtrisë së Kosovës

admin