RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kryeprokurori i Shtetit: Zbulimi i varrezave masive në Zubin Potok, detyrim ndaj viktimave dhe familjeve të tyre

kryeprokurori-i-shtetit:-zbulimi-i-varrezave-masive-ne-zubin-potok,-detyrim-ndaj-viktimave-dhe-familjeve-te-tyre

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi tha se e vlerëson punën dhe angazhimin e institucioneve ligjzbatuese të Kosovës të përfshira në rastin e zbulimit të varrezave masive në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur mbetje mortore dhe dyshohet se ndodhen edhe trupa të tjerë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Në një deklaratë të publikuar nga sistemi prokurorial, Gashi tha se zbulimi i këtyre varrezave masive përfaqëson një përpjekje dhe angazhim shtetëror për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë.

“Zbulimi i këtyre varrezave masive është një përpjekje dhe angazhim shtetëror për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë. Mbi të gjitha, ndriçimi i këtyre rasteve përbën një detyrim institucional dhe ligjor ndaj viktimave dhe familjeve të tyre që prej vitesh presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre”, thuhet në deklaratë.

Kryeprokurori i Shtetit vlerësoi gjithashtu praninë dhe kontributin e institucioneve dhe qytetarëve në vendin ku janë gjetur mbetjet mortore.

“Kontributi dhe bashkëpunimi i secilit kanë qenë dhe mbetët thelbësor për zbardhjen e këtyre rasteve, si dhe për identifikimin e personave përgjegjës të përfshirë në kryerjen e këtyre krimeve me qellim që ata të përballen me drejtësinë”, thuhet në deklaratë.

Related posts

Ushtria izraelite goditi 200 lokacione në Gaza gjatë natës

Muhamet Ramadani

Përshkallëzohet konflikti, droni iranian godet ambasadën e SHBA në Bagdad! Shpërthime të fuqishme edhe në Dubai

admin

Gjana: Basha zgjidhet kreu i PD-së me mbi 16 mijë vota

admin