RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentja e KE-së vlerëson mënyrën se si Spanja po merret me trazirat e emigrantëve në Ceuta

presidentja-e-ke-se-vlereson-menyren-se-si-spanja-po-merret-me-trazirat-e-emigranteve-ne-ceuta

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përgëzoi sot Spanjën dhe Marokun për menaxhimin e trazirave të fundit të migracionit në Ceuta, transmeton Anadolu.

Në një letër drejtuar kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, të siguruar nga e përditshmja spanjolle “El Pais”, Von der Leyen tha se kalimet e parregullta në shkallë të gjerë në enklavën spanjolle kanë nxjerrë në pah nevojën për të përforcuar kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.

“Pas këtij incidenti, është e qartë se duhet të forcojmë më tej kufijtë tanë në pikat kritike”, shkroi ajo. Von der Leyen vlerësoi qeveritë spanjolle dhe marokene për menaxhimin e situatës “në mënyrë efikase dhe efektive” dhe për “parandalimin me sukses të transferimit të paligjshëm në Spanjën kontinentale dhe Evropë”.

Presidentja e Komisionit Evropian riafirmoi mbështetjen e BE-së për Spanjën, duke theksuar se “solidariteti evropian është në zemër të projektit evropian”. “Spanja dhe populli i saj mund të mbështeten në mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit dhe forcën e Unionit tonë për të kapërcyer këtë sfidë”, tha ajo.

Letra e Von der Leyen erdhi në përgjigje të një letre nga Sanchez, i cili iu përgjigj një letre të përbashkët nga 22 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane që kërkonin takim urgjent të ministrave të brendshëm të BE-së të shtunën mbi krizën e fundit të migracionit.

Letra e përbashkët, e udhëhequr nga Italia dhe Danimarka, iu drejtua presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa, presidentes së KE-së Ursula von der Leyen dhe Taoiseach (kryeministrit irlandez) Micheal Martin, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së.

Gjatë disa ditëve të fundit, dhjetëra mijëra marokenë janë mbledhur pranë gardhit kufitar në një përpjekje për të arritur në Ceuta dhe për të vazhduar më tej drejt Evropës përmes rrugëve të migracionit të parregullt.

Rreth 60 mijë njerëz kanë kaluar në Ceuta nga Maroku ditët e fundit ndërsa 72 persona kanë vdekur gjatë krizës së migracionit. Ceuta dhe Melilla janë enklava të administruara nga Spanja në bregdetin verior të Marokut dhe përbëjnë kufijtë e vetëm tokësorë të BE-së me kontinentin afrikan.

Related posts

Rriten tensionet në Gjirin Persik pas manovrave të Teheranit, por Uashingtoni përgatitet për bisedimet e planifikuara! Negociatat në rrezik, Irani kërkon ndryshim të vendtakimit

admin

Schmidt: Nuk kemi ndonjë rrezik akut për Bosnjën nga ndikimi rus

admin

Shkollat në Tajvan po trajnojnë nxënësit për armët

Muhamet Ramadani