RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Libanit: Të ngrihet aktakuzë në hetimet për shpërthimin në portin e Bejrutit

presidenti-i-libanit:-te-ngrihet-aktakuze-ne-hetimet-per-shperthimin-ne-portin-e-bejrutit

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun i bëri thirrje gjyqësorit të vendit të nxjerrë aktakuzën e shumëpritur në hetimet për shpërthimin e vitit 2020 në portin e Bejrutit, duke thënë se “drejtësia nuk mund të vonohet më”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të Presidencës me rastin e 6-vjetorit të katastrofës, Aoun tha se shpërthimi “nuk ishte thjesht një moment zie, por një kujtesë e përhershme për një detyrë që nuk skadon: detyrën për të vërtetën, drejtësinë dhe llogaridhënien”.

“Publikimi i aktakuzës nga gjyqtari hetues është bërë domosdoshmëri që nuk mund të tolerojë më vonesa të mëtejshme”, tha ai.

Aoun theksoi se drejtësia “nuk ka të bëjë me hakmarrjen”, por me vendosjen e së vërtetës në tërësi dhe mbajtjen përgjegjës të “çdokujt që ka qenë neglizhent, ka dështuar në detyrat e tij ose ka shkaktuar këtë katastrofë, pavarësisht pozitës apo statusit të tij”.

“Drejtësia është e pandashme dhe ligji zbatohet njësoj për të gjithë”, tha ai.

Ai i bëri thirrje gjyqësorit libanez të dëshmojë pavarësinë dhe aftësinë e tij për të vendosur drejtësi për viktimat, duke e përshkruar aktakuzën si “një të drejtë që dëshmorët ua kanë borxh të gjallëve” dhe familjeve që kanë pritur prej vitesh përgjigje.

Aktakuza e pritur pritet të lëshohet nga gjyqtari kryesor hetues, Tarek Bitar, dhe do të përcaktojë zyrtarisht përgjegjësinë penale dhe do të ngrejë akuza ndaj të dyshuarve, përpara se çështja t’i referohet Këshillit Gjyqësor të Libanit për gjykim.

Megjithatë, hetimi është përballur prej vitesh me pengesa politike dhe gjyqësore dhe ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

Më 4 gusht 2020, një shpërthim i fuqishëm në Portin e Bejrutit vrau mbi 220 persona dhe plagosi rreth 7.000 të tjerë, ndërsa shkaktoi shkatërrime të mëdha në të gjithë kryeqytetin libanez.

Sipas vlerësimeve zyrtare, shpërthimi e kishte origjinën në “Magazinën 12”, ku që nga viti 2014 ruheshin rreth 2.750 tonë nitrat amoni të konfiskuara nga një anije mallrash.

Related posts

Ligji për pagat mund të përfundojë në Kushtetuese

admin

Kosova bie për tri pozita në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit

admin

Ushtria izraelite kryen bastisje të reja në fshatrat siriane në jug të Quneitrës

admin