Pushtuesit izraelitë përshkallëzuan sulmet sot në vendbanimet dhe fshatrat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke djegur tre automjete, duke sulmuar shtëpi dhe duke dëmtuar një rrjet elektrik, raporton Anadolu.
Aktivisti palestinez kundër vendbanimeve, Bashar al-Qaryouti tha për Anadolu se një grup pushtuesish sulmuan shtëpitë e qytetarëve në zonën midis fshatrave Jalud dhe Talfit në jug të Nablusit dhe u vunë flakën tre automjeteve.
Pushtuesit tentuan t’i vënë zjarrin edhe një objekti banimi, por banorët e vunë re sulmin dhe u përballën me ta, duke mos lejuar përhapjen e zjarrit, tha Qaryouti. Në një sulm tjetër sot herët, pushtuesit dëmtuan një pjesë të rrjetit elektrik në Madama, në jug të Nablusit.
Kreu i Këshillit të fshatit Madama, Rami Nassar tha se pushtuesit nga një postë e sapokrijuar midis vendbanimeve Beita, Tell dhe Madama dëmtuan shtyllat e energjisë elektrike që furnizonin qytetin. Sulmi është i dyti i këtij lloji në një javë, duke shkatërruar një pjesë të rrjetit të energjisë dhe duke shkaktuar ndërprerje në disa pjesë të qytetit, tha Nassar për Anadolu.
Fshatrat në jug të Nablusit, veçanërisht Jalud, Qaryut, Talfit, Qusra dhe Madama kanë dëshmuar një përshkallëzim të sulmeve okupatore, përfshirë djegien e pronave, sulmet ndaj banorëve, sulmet ndaj shtëpive dhe shkatërrimin e infrastrukturës dhe tokës bujqësore, në mes të mbrojtjes nga ushtria izraelite.
Që kur Izraeli filloi gjenocidin e tij në Gaza më 8 tetor 2023, sulmet e ushtrisë izraelite dhe pushtuesit kundër palestinezëve dhe pronës së tyre janë intensifikuar në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sulmet kanë vrarë më shumë se 1.182 palestinezë, kanë plagosur rreth 13 mijë dhe kanë çuar në arrestimin e afro 24 mijë personave në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Kudsin Lindor, sipas shifrave zyrtare palestineze.

