RTV AHIRETI
Uncategorized

Inspektorati i Prishtinës ndalon përdorimin e objekteve pa certifikatë përdorimi

inspektorati-i-prishtines-ndalon-perdorimin-e-objekteve-pa-certifikate-perdorimi

Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka marrë vendim që ndalon vënien në përdorim të çdo objekti që nuk ka kaluar Inspektimin Final dhe nuk është pajisur me Certifikatën e Përdorimit.

Vendimi përfshin objektet individuale dhe kolektive të banimit, objektet banesore-afariste, afariste, industriale, publike, si dhe çdo objekt tjetër të kategorisë së parë dhe të dytë sipas Ligjit për Ndërtim, që janë në kompetencë të Inspektoratit për Ndërtim të Kryeqytetit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Inspektoratit, masa është marrë me qëllim të mbrojtjes së jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve, si dhe për të garantuar zbatimin e ligjit në fushën e ndërtimit.

“Asnjë objekt nuk mund të vihet në përdorim pa Inspektim Final dhe Certifikatë të Përdorimit”, thuhet në njoftim.

Inspektorati ka rikujtuar se, bazuar në Ligjin Nr. 04/L-110 për Ndërtim, përdorimi i një objekti lejohet vetëm pasi autoriteti kompetent të ketë kryer Inspektimin Final dhe të ketë lëshuar Certifikatën e Përdorimit.

Kjo certifikatë dëshmon se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen ndërtimore, projektin e miratuar, standardet teknike dhe kërkesat e sigurisë.





Related posts

Kuvendi hap dyert për mërgimtarët, nga e hëna deri të mërkurën mund të vizitohet –

Kushtrim Guraj

Arrestohet shqiptari në Gjermani, qëndroi 11 vjet në këtë shtet me identitet fals

Kushtrim Guraj

Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vjetësh

Kushtrim Guraj