Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, bëjnë të ditur burime të Tëvë1.
Takimi vjen një ditë pas atij mes delegacioneve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, ku palët u shprehën optimiste se dialogu mund të çojë drejt një marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve.
Gjatë ditës, së sotme pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Abdixhiku kishte deklaruar se nuk kishte asgjë të re sa i përket një takimi me Kurtin.
I pyetur nëse do të zhvillohej një takim gjatë ditës së sotme, ai ishte përgjigjur shkurt: “Jo, s’ka takim sot.”
Megjithatë, burime të Tëvë1 bëjnë të ditur se takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.

