RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kuvendi publikon rendin e ditës për seancën e nesërme konstituive

kuvendi-publikon-rendin-e-dites-per-seancen-e-neserme-konstituive

Kuvendi i Kosovës ka publikuar rendin e ditës për seancën konstituive, e cila do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 10:00.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se seanca do të nisë me formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të Deputetëve.

Pas verifikimit të mandateve, deputetët e zgjedhur do të bëjnë betimin, ndërsa më pas do të procedohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Pika e fundit e rendit të ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, me çka pritet të përmbyllet procesi i konstituimit të legjislaturës së re.

Ndryshe,seanca e nesërme do të mbahet vetëm një ditë para ditës së fundit të afatit kushtetues për mbajtjen e saj e cila është 7 gushti 2026.

Related posts

Ukrainë, sulmet ruse vrasin 8 persona në rajone të ndryshme të vendit

admin

Biden takohet me përfaqësuesin e Papës në Shtëpinë e Bardhë

Muhamet Ramadani

“U zhduk në një kohë shumë të shkurtër”- Kamerat e një vile filmuan jahtin luksoz duke u fundosur, gjithçka ndodhi brenda 60 sekondave

admin