RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani: Deklarata e përbashkët me Omanin mbi korridorin në Hormuz është në fazën përfundimtare

irani:-deklarata-e-perbashket-me-omanin-mbi-korridorin-ne-hormuz-eshte-ne-fazen-perfundimtare

Irani tha të mërkurën se një deklaratë e përbashkët me Omanin për një korridor të propozuar lundrimi përmes Ngushticës së Hormuzit është në fazat përfundimtare të hartimit, nëse asnjë palë e jashtme nuk ndërhyn në proces, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baqaei, tha se Teherani dhe Muskati kanë zhvilluar bisedime gjatë dy muajve të fundit, si dy shtete bregdetare të Ngushticës së Hormuzit, për krijimin e një rruge të sigurt për transportin tregtar detar, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Mehr.

“Autoritetet kompetente në vendin tonë e kanë shqyrtuar propozimin nga aspektet teknike, ligjore, të sigurisë dhe mjedisore”, tha Baqaei.

Ai i përshkroi negociatat si “profesionale” dhe “produktive”, duke shtuar se të dyja palët kanë rënë dakord për koordinatat gjeografike të rrugës së propozuar.

“Nëse asnjë palë e jashtme nuk e pengon këtë proces, deklarata e përbashkët mes dy vendeve, duke përfshirë konsideratat kryesore dhe pikat e dakordësimit, është në fazat përfundimtare të shqyrtimit dhe hartimit”, tha ai.

Baqaei tha se mirëkuptimi mes Iranit dhe Omanit i vetëm nuk do të garantojë lundrim të sigurt përmes rrugës ujore strategjike, duke argumentuar se situata e sigurisë mbetet e lidhur me veprimet e vazhdueshme të SHBA-së kundër Iranit.

Ai pretendoi se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ishte rezultat i “agresionit ushtarak” të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit dhe tha se faktorët që e bëjnë rrugën ujore të pasigurt, përfshirë bllokadën detare amerikane dhe veprime të tjera armiqësore kundër Iranit dhe interesave të tij, vazhdojnë të jenë të pranishëm.

Related posts

Samiti “G77+Kina” do të mbahet në Kubë

Muhamet Ramadani

Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës

RTI

Kurti takon ambasadorin Hovenier

Muhamet Ramadani