RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati sirian: Siria e bashkuar dhe pa terrorizëm, “garancia më e fortë” për sigurinë kufitare me Turqinë

kryediplomati-sirian:-siria-e-bashkuar-dhe-pa-terrorizem,-“garancia-me-e-forte”-per-sigurine-kufitare-me-turqine

Një Siri e lirë nga terrorizmi dhe milicitë, e bashkuar si një e tërë, është “garancia më e fortë” për mbrojtjen e kufijve të përbashkët të vendit me Turqinë, tha ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Hassan al-Shaibani, raporton Anadolu.

Shaibani i bëri këto deklarata gjatë një konference të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, në Ankara.

Në të njëjtën konferencë, Fidan tha se sulmet e Izraelit në Siri janë ndër kërcënimet më të mëdha për stabilitetin e vendit dhe akuzoi qeverinë izraelite për përshkallëzim të dhunës në të gjithë rajonin.

Duke komentuar marrëveshjen e fundit për të avancuar planin e paqes në Gaza, Fidan tha se sulmet e vazhdueshme të Izraelit “kanë treguar edhe një herë se (kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahu nuk dëshiron paqe”.

Related posts

Sekreti i rezistencës: pse Irani nuk u shemb pas vrasjes së Ali Khameneit?

Irfan Jahiu

Kurti viziton familjen e Rugovës: Ai e bashkoi popullin e Kosovës kundër okupimit të Serbisë

admin

“Është arritur përparim në negociatat për shkëmbimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit”

admin