RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Milan Radoiçiq njëri nga 20 të akuzuarit për krime lufte në Komunën e Gjakovës

milan-radoiciq-njeri-nga-20-te-akuzuarit-per-krime-lufte-ne-komunen-e-gjakoves

Milan Radoiqiq sipas burimeve të Teve1, është njëri nga 20 të akuzuarit për krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e Gjakovës , në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale.

Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998-1999, M.K., në cilësinë e shefit të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SUP) në Gjakovë, R. Ç., në cilësinë e komandantit të njësive të Policisë së Posaçme, (PJP) dhe M.D., në cilësinë e komandantit të Brigadës së 52-të të Artilerisë Raketore, së bashku me të pandehurit P.R., S.K., L.O., Zh.S., S.S., L.D., Z.R., D.G., Ç.B.,V.B.,R.B.,R.R.,L.R., M.Sh.,M.R., S.G., T.A., në cilësinë e pjesëtarëve të njësive të lartëcekura, akuzohen për pjesëmarrje në vrasjen e 107 civilëve, gjatë një operacioni të gjerë ushtarako-policior.

“Gjatë këtij operacioni, të pandehurit fillimisht kanë ndarë gratë dhe fëmijët nga burrat. Gratë janë plaçkitur, duke iu marrë stolitë e arit, paratë dhe sendet e tjera me vlerë, ndërsa burrat janë ekzekutuar disa në shtëpitë dhe oborret e tyre, disa në lokacionin e njohur si “Ura e Taliqit”.Po ashtu, edhe shtëpitë ishin djegur”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria ka propozuar që gjykimi ndaj të pandehurve të zhvillohet në munges.

Gjithashtu, Milan Radoiçiq është njëri nga të akuzuarit kryesor për sulmin terrorist në Banjskë

Related posts

Pas telefonatës me kryeministrin, nga ShBA-ja thonë se janë të gatshëm t’i sigurojnë burime të tjera KFOR-it

Muhamet Ramadani

Kryeministrja e Bangladeshit jep dorëheqjen dhe arratiset nga vendi ndërsa protestuesit sulmojnë rezidencën zyrtare

admin

Irani përsërit sovranitetin e tij mbi ishujt e pretenduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe

admin