RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia në Shtime i dënon dy shoferë me 200 dhe 400 euro, tejkaluan në vijë të plotë

policia-ne-shtime-i-denon-dy-shofere-me-200-dhe-400-euro,-tejkaluan-ne-vije-te-plote

Zyrtarët e stacionit policor në Shtime, gjatë kontrolleve të shtuara në trafik, kanë identifikuar dhe ndëshkuar dy drejtues të automjeteve për kundërvajtje të rënda në trafik.

Dy shoferë janë dënuar me 200, përkatësisht 400 euro pasi kanë bërë tejkalime në vijë të plotë.

“F.O. (33 vjeç), shofer i një automjeti VË Caddy, me ngjyrë të bardhë dhe targa vendore, është ndëshkuar pasi ka bërë tejkalim në vijë të plotë, në një kthesë me dukshmëri. Për këtë kundërvajtje, ndaj tij është shqiptuar: 200 euro gjobë; – 2 pikë negative; – 3 muaj masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit. Edhe shoferi M.B. (37 vjeç), në të njëjten rrugë me automjetin VË Passat, me ngjyrë të hirtë dhe targa vendore, është ndëshkuar pasi ka bërë tejkalim në vijë të plotë. Gjatë kontrollit është konstatuar gjithashtu se automjeti kishte regjistrimin e skaduar që nga 17.07.2025. Për këto dy kundërvajtje, ndaj drejtuesit janë shqiptuar gjithsej: – 400 euro gjobë; – 2 pikë negative; – 3 muaj masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit”, shkruhet në njoftimin e publikuar nga Policia e Kosovës.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor.

Related posts

Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga godtija e pikave të synuara

admin

Shefi i diplomacisë së Armenisë nesër viziton Turqinë pas tërmeteve vdekjeprurëse

Muhamet Ramadani

Ngjarje e rëndë në Kosovë/ Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin me armë zjarri

admin