RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria jemenase bombardon pozicionet e Huthive në Taiz pas sulmit në qytetin portual

ushtria-jemenase-bombardon-pozicionet-e-huthive-ne-taiz-pas-sulmit-ne-qytetin-portual

Ushtria jemenase bombardoi të dielën pozicionet e grupit Huthi në disa zona të provincës Taiz në jugperëndim të vendit, pas një sulmi të Huthive ndaj portit Mokha pranë ngushticës Bab al-Mandeb, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Saba, transmeton Anadolu.

Forcat e ushtrisë bombarduan zonën Al-Mahroor në veriperëndim të qytetit Taiz, ndërsa artileria goditi grumbullimet e Huthive në frontin Hameer në Maqbanah dhe në frontin Al Aqrud në rrethin Sabir al-Masrah, raportoi Saba.

Forcat qeveritare goditën gjithashtu grumbullimet e Huthive në kodrën Al-Madarij, në veriperëndim të qytetit.

Saba raportoi gjithashtu për përleshje mes forcave qeveritare dhe luftëtarëve Huthi në disa fronte në provincë.

Bombardimet u kryen pak kohë pasi Huthit shënjestruan me raketa dhe dronë zona të banuara pranë portit Mokha në Taiz.

Luftimet mes forcave qeveritare dhe Huthive janë intensifikuar periodikisht në disa fronte në Jemen që nga muaji i kaluar, duke lënë dhjetëra persona të vrarë dhe të plagosur në të dyja palët.

Jemeni kishte përjetuar një qetësi relative që nga prilli 2022, pas gati 12 vitesh luftë mes forcave qeveritare, të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, dhe Huthive të mbështetur nga Irani, të cilët morën kontrollin e kryeqytetit Sana dhe pjesëve të mëdha të vendit në vitin 2014.

Related posts

“Kosova t’i kthehet bashkëpunimit me aleatët”, DASH: Qeveria po rrezikon mundësitë që ne i krijojmë

admin

Dëgjohen shpërthime në kryeqytetin e Venezuelës mes tensioneve në SHBA

RTI

Aksidenti tragjik i trenave me 288 viktima në Indi, kryeministri: Fajtorët do ndëshkohen

Muhamet Ramadani