RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nga sot barten përgjegjësitë te Manastiri i Deçanit, nga KFOR-i te Policia e Kosovës

nga-sot-barten-pergjegjesite-te-manastiri-i-decanit,-nga-kfor-i-te-policia-e-kosoves

KFOR-i ka ka bartur përgjegjësitë nga sot tek Policia e Kosovës në zonën përreth Manastirit të Deçanit.

Lajmin e ka dhënë komuna e Deçanit.

“Komuna e Deçanit e ka bërë të qartë vazhdimisht, në të gjitha takimet dhe komunikimet zyrtare me institucionet dhe nivelet e sigurisë në Republikën e Kosovës, se Deçani është një komunë e qetë, e sigurt dhe shembull i bashkëjetesës dhe respektimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Këtë realitet e dëshmon edhe vendimi i sotëm i KFOR-it për bartjen e përgjegjësive të sigurisë tek Policia e Kosovës në zonën përreth Manastirit të Deçanit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e normalizimit dhe forcimit të përgjegjësive të institucioneve vendore të sigurisë.
Komuna e Deçanit shpreh mirënjohjen e saj të thellë për KFOR-in, NATO-n dhe të gjitha shtetet anëtare që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në Deçan dhe në Republikën e Kosovës, për punën e jashtëzakonshme, përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Populli i Kosovës do t’ju jetë përherë mirënjohës për kontributin tuaj në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në vendin tonë” thuhet në njoftim.

Related posts

“Nuk ka mirëkuptim me Putin për Donbasin” – Trump komenton luftën në Ukrainë: Po i vjen fundi, Moska dhe Kievi po i afrohen një zgjidhjeje

admin

Bota po vuan nga mungesa e liderëve!

admin

Osmani për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Familja Jashari u bë kala e lirisë së Kosovës

admin