RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump firmos urdhër të ri për vaksinat, kërkon më pak vaksinime te fëmijët dhe doza të ndara

trump-firmos-urdher-te-ri-per-vaksinat,-kerkon-me-pak-vaksinime-te-femijet-dhe-doza-te-ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv duke bërë thirrje për më shumë fleksibilitet dhe kërkime mbi vaksinat. Kështu njoftoi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt në një postim në X.

Urdhri do të kërkojë më pak vaksinime tek fëmijët, duke e ndarë vaksinën kundër fruthit, shytave dhe rubeolës tek fëmijët në tre doza dhe duke i dhënë dozat në vizita të ndara mjekësore, raportoi Axios.

“Vaksina e kombinuar MMR duhet të administrohet në tre doza të ndara për një sëmundje të vetme, sapo produkte të tilla të jenë të disponueshme në vend dhe, në masën maksimale të mundshme, të gjitha imunizimet e fëmijërisë duhet të administrohen në vizita të ndara mjekësore”, raportoi media, duke cituar urdhrin.

Related posts

Lirimi i 84 trupave në Gaza, familjet e pengjeve kërkojnë përgjigje nga Netanyahu

admin

BE dënon vrasjen e punonjësve të ndihmës humanitare në sulmin izraelit në Gaza

admin

Agjencia e OKB-së: Mbi 150.000 gra shtatzëna përballen me kushte të tmerrshme sanitare në Gaza

admin