RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjykata siriane dënon me vdekje vëllain e Asadit dhe 7 ish-zyrtarë të sigurisë

gjykata-siriane-denon-me-vdekje-vellain-e-asadit-dhe-7-ish-zyrtare-te-sigurise

Një gjykatë në Damask dënoi sot me vdekje Maher al-Assadin, vëllain e ish-presidentit Bashar al-Assad dhe shtatë ish-zyrtarë të sigurisë, përfshirë ish-shefin e sigurisë në provincën Daraa, Atef Najib, transmeton Anadolu.

Gjyqtari Al-Aryan i Gjykatës së Katërt Penale tha se Maher, i cili është i arratisur, u dënua për vrasje me paramendim dhe torturë që çuan në vdekje, raportoi agjencia e lajmeve SANA. Gjykata dënoi gjithashtu Najibin, kushëri i Assadit, me vdekje me akuzat për vrasje, torturë dhe nxitje për vrasje.

Gjykata tha se Najib, ish-kreu i Degës së Sigurisë Politike në Daraa, ishte i përfshirë në marrjen në pyetje të të paraburgosurve pas shpërthimit të protestave në provincën jugperëndimore dhe në drejtimin e një fushate sigurie kundër civilëve në zonë.

“Veprat që i atribuohen Atef Najibit, sipas hetimeve dhe deklaratave të dëshmitarëve, janë krime kundër njerëzimit”, tha gjyqtari.

Gjykata dënoi gjithashtu gjashtë persona të tjerë me vdekje në mungesë në të njëjtin gjyq.

Related posts

Presidenti Begaj shpallet “Qytetar Nderi” nga komuna e Deçanit

admin

Kurti pas takimit me Hamzën: Takimi ishte konstruktiv, por nuk kemi arritur marrëveshje konkrete

Kushtrim Guraj

Kroaci: Në Maljevac filloi ndërtimi i qendrës islame – VIDEO

admin