RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aktakuzë për krime lufte në Reznik, dyshohet se u vranë nëntë civilë shqiptarë

aktakuze-per-krime-lufte-ne-reznik,-dyshohet-se-u-vrane-nente-civile-shqiptare

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.S. për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, lidhur me ngjarjet e 6 prillit 1999 në fshatin Reznik të Vushtrrisë.

Sipas aktakuzës, S.S., në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe dhe me S.T., i cili tashmë është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë.

Prokuroria pretendon se disa nga viktimat janë djegur për së gjalli, ndërsa disa të tjera janë djegur pasi paraprakisht ishin vrarë.

Në aktakuzë thuhet gjithashtu se S.S., së bashku me persona të armatosur, dyshohet se ka hyrë në shtëpitë e familjeve shqiptare, ku ato janë plaçkitur dhe më pas u është vënë zjarri.

Pas përfundimit të hetimeve, rasti i është dorëzuar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri S.S. aktualisht ndodhet në paraburgim.

Related posts

Presidenti bullgar nënshkruan ligjin që ndalon “promovimin” e komunitetit LGBT në shkolla

admin

‘Vdekje për shqiptarët”, grafite antishqiptare në fshatin Vaksincë të komunës së Likovës

Muhamet Ramadani

Asnjë përparim në bisedimet për Ga’zën, delegacioni iz’raelit kthehet nga negociatat

admin