RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës nuk ka qasje të mjaftueshme në ujë, thotë OKB-ja

me-shume-se-gjysma-e-popullsise-se-gazes-nuk-ka-qasje-te-mjaftueshme-ne-uje,-thote-okb-ja

Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës nuk ka qasje të mjaftueshme në ujë, kanalizime dhe kushte higjienike, njoftoi Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Sipas OCHA-s, më shumë se 1.3 milionë njerëz në Gaza kanë qasje në më pak se 6 litra ujë për person në ditë për pirje dhe gatim. Sipas standardeve humanitare, në situata emergjente nevojiten të paktën 15 litra ujë në ditë për person për pirje, larje dhe gatim.

Rreth 700 mijë persona të tjerë, që përbëjnë më shumë se një të tretën e popullsisë, kanë qasje në më pak se 9 litra ujë në ditë për person. Sipas OCHA-s, kjo ua vështirëson ruajtjen e higjienës, pastrimin e banesave dhe përmbushjen e nevojave të fëmijëve.

“Banorët përballen me mbipopullim në pikat e grumbullimit të ujit dhe nuk kanë mjaftueshëm enë për ta transportuar ujin në shtëpi, një detyrë që shpesh u lihet fëmijëve”, tha agjencia e OKB-së.

Tre në çdo katër persona në Gaza varen nga cisternat e ujit. Partnerët humanitarë furnizojnë çdo ditë më shumë se 2,500 pika grumbullimi dhe mbi 100 zona ku janë strehuar personat e zhvendosur.

OCHA shtoi se vetëm gjysma e familjeve në Gaza kanë qasje në kanalizime bazë ose në ambiente private sanitare, ndërsa më shumë se 900 mijë njerëz kanë raportuar se janë të ekspozuar ndaj mbeturinave që grumbullohen në zonat e banuara. /mesazhi

Related posts

Ministri i Mbrojtjes i Sirisë u bën thirrje trupave të ruajnë disiplinën dhe të parandalojnë abuzimet

admin

Shpërthime tronditin Karakasin, Venezuela akuzon SHBA-në për “agresion ushtarak”

RTI

Escobar të martën do të raportojë para Kongresit amerikan për situatën në Kosovë

Muhamet Ramadani