RTV AHIRETI
ArtikujKosovëLajmeLajmet

E projektuar për në Malishevë: një xhami që mund të hyjë në histori…

e-projektuar-per-ne-malisheve:-nje-xhami-qe-mund-te-hyje-ne-histori…

Stile arkitekturale tej një tradite të caktuar që shpalosin universalitetin e Islamit

Nëse do Zoti të realizohet, një xhami e re në Malishevë do jetë vërtet një risi impozante në të gjithë trevat shqiptare. Është studio që e ka projektuar atë, me qendër në Prishtinë – AATOM Architects – e cila ka prezantuar projektin në faqen e saj, por pa detaje të mëtejshme shpjeguese.

Kjo xhami e re vjen në një kohë që një e madhe po ndërtohet në kryeqytetin kosovar, por si në rastin e Tiranës ajo do jetë në stilin osman, që ndryshe do të thotë e traditës. Por dhe kjo ha diskutim, pasi Islami nuk e kufizon veten në një traditë të caktuar arkitekturore në objektet e saj të adhurimit, xhamitë në këtë rast.

E kundërta, ajo shpërfaqet me variante nga më të ndryshmet, sipas konteksteve të ndryshme historike, etnike, sociale e shoqërore, duke përcjellë dhe mesazhin e universalitetit si besim.

Dhe Malisheva në këtë rast pritet të bëjë historinë në stilistikën e xhamive kudo në Shqiptari, duke ofruar një objekt me në tërheqje të parezistueshme edhe për ta vizituar pos për të adhuruar Zotin aty, siç i takon në statusin që gëzon. /tesheshi

Related posts

Erdoğan: E them hapur se Izraeli është një shtet terrorist

admin

Dyfishohen rastet me coronavirus, brenda një dite regjistrohen mbi njëmijë e 100 të infektuar

admin

Sulmi i papritur i Ukrainës në Rusi, ministrja e Jashtme e Letonisë: Kievi ka të drejtë të përdorë armët e NATO-s

admin