RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-peshkopi australian u shpall fajtor për abuzim seksual ndaj tre të rinjve aborigjenë

ish-peshkopi-australian-u-shpall-fajtor-per-abuzim-seksual-ndaj-tre-te-rinjve-aborigjene

Një juri e gjykatës së qarkut në Australi e shpalli fajtor një ish-peshkop për vepra penale seksuale ndaj të rinjve aborigjenë, raportuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu.

Christopher Alan Saunders, 76-vjeç, ish-ipeshkv i Broome-s, u gjykua nën akuzat për abuzim seksual ndaj tre të rinjve gjatë kohës kur shërbente si peshkop në një zonë të largët të Australisë Perëndimore, më shumë se tri herë më të madhe se Anglia, raportoi “Australian Broadcasting Corporation”.

Në kulmin e karrierës së tij, ai ishte një nga klerikët katolikë më të lartë dhe me shërbimin më të gjatë në vend. Pas një gjykimi që zgjati më shumë se tre javë, juria e shpalli fajtor për abuzimin ndaj dy prej këtyre të rinjve.

Saunders u dënua për një akuzë për penetrim seksual dhe 12 akuza për sulm të turpshëm. Ai u shpall i pafajshëm për gjashtë akuza të tjera.

Viktimat ishin nga rajoni Kimberley, ku popullsia indigjene përbën më shumë se 40 për qind të banorëve.

Related posts

Zohran Mamdani, në iftar te Plavë-Gucia e Nju Jorkut

Irfan Jahiu

Rreth 760 mijë qytetarë shfrytëzuan të drejtën e votës deri në orën 17:00

Muhamet Ramadani

Japonia urdhëron evakuime masive për shkak të rrezikut nga përmbytjet

admin