RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pse këto dy shtëpi palestineze mbahen të rrethuara prej ditësh nga kolonët në Bregun Perëndimor?

pse-keto-dy-shtepi-palestineze-mbahen-te-rrethuara-prej-ditesh-nga-kolonet-ne-bregun-perendimor?

Edhe ambasadori amerikan në Izrael, mik i hapur i sionistëve, po flet tani për “akt terrorist”

Dy familje palestineze në Bregun Perëndimor, Hasan dhe Abu Ridi, të cilat jetojnë në fshatin e vogël Qusra pranë Nablusit, janë vënë në shënjestër të një rrethimi të dhunshëm nga një grup kolonësh izraelitë.

Kolonët ngritën një kamp jashtë banesave të tyre, duke bllokuar çdo hyrje dhe dalje, si dhe duke prerë energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë. Për shkak të kësaj situate, familjet mbetën pothuajse pa ujë dhe me pak ushqim.

Qëllimi kryesor i këtij akti ishte detyrimi i tyre për t’u larguar nga shtëpitë, një taktikë e ngjashme me atë të përdorur në fshatin e afërt Xhalud, ku kolonët morën përfundimisht pronën pas një rrethimi dyditor.

Për muaj të tërë, këta kolonë kanë terrorizuar banorët vendas përmes vandalizmave dhe sulmeve me armë zjarri, duke shkaktuar deri edhe vrasjen e një burri në muajin mars. Gjatë krizës aktuale, ushtria izraelite jo vetëm që nuk ndërhyri për të mbrojtur civilët, por u filmua në disa raste duke bashkëpunuar dhe madje duke u lutur së bashku me kolonët.

Edhe kur u shfaqën urgjenca mjekësore, si rasti i një fëmije dyvjeçar me ethe të forta, kolonët penguan hyrjen e ambulancës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, duke u përpjekur ta goditnin atë me një automjet të rëndë përpara se ushtria të ndërhynte minimalisht ditën e nesërme.

Për më tepër, autoritetet ushtarake shpallën zonën si “zonë ushtarake e mbyllur” për të penguar gazetarët që të raportonin mbi ngjarjen, ndërkohë që lejuan që kolonët të qëndronin të lirë.

Megjithëse një grup ushtarësh të udhëhequr nga gjenerali Avi Bluth vizituan zonën dhe shkatërruan disa struktura të improvizuara të ngritura nga kolonët, këta të fundit u rikthyen sërish.

Ndërhyrja e kufizuar e forcave izraelite të sigurisë, erdhi vetëm pas trysnisë ndërkombëtare dhe një skandali të madh diplomatik që përfshiu qeverinë izraelite. Ngjarja mori përmasa ndërkombëtare për shkak se një nga shtëpitë e rrethuara është në pronësi të një shtetasi amerikan me origjinë palestineze.

Si duket vetëm kjo e deturoi Mike Huckabee, ambasadori amerikan në Izrael dhe një mbështetës i njohur prej kohësh i kolonëve, të reagonte ashpër ndaj situatës duke i quajtur hapur veprimet e tyre “akt terrorist” dhe “sjellje të neveritshme”, një kritikë e jashtëzakonshme për një zyrtar të lartë amerikan.

Ndërkohë, Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Bashkimi Evropian, i bënë thirrje Izraelit që të ndalojë dhunën e kolonëve, e cila synon qartazi pastrimin etnik të tokave palestineze.

Kriza në Qusra ndodhi pikërisht në një kohë kur zyrtarët izraelitë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Israel Katz, po festonin rihapjen e vendbanimit të Ganimit në veri të Bregut Perëndimor, i cili ishte çmontuar më parë si pjesë e një plani për të reduktuar tensionet.

Vëzhguesit dhe politikanët opozitarë, e cilësuan qasjen e qeverisë ndaj ngjarjeve si një dështim skandaloz dhe një provë të dobësisë shtetërore përballë pakicave ekstremiste.

Dhuna e kolonëve ndaj palestinezëve është rritur në mënyrë drastike që nga tetori i vitit 2023, duke vënë në rrezik jetën e qindra mijëra banorëve vendas në territorin e pushtuar palestinez. tesheshi

Related posts

SHBA, rritet në 26 numri i të vdekurve nga stuhia e acartë

admin

SHBA, rreth 40 mijë të pastrehë në Los Angeles do të vendosen nëpër hotele

admin

Qytetarët serbë festojnë “Vidovdanin”, Policia përkujdeset për sigurinë

RTI