RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PDK i bën thirrje Deharit ta caktojë vazhdimin e seancës sot në ora 11:00

pdk-i-ben-thirrje-deharit-ta-caktoje-vazhdimin-e-seances-sot-ne-ora-11:00

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është drejtuar me një letër kryesuesit Avni Dehari duke i kërkuar që sot, 16 gusht në ora 11:00, të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive.

Çitaku rikujton se moskonstituimi i Kuvendit ka krijuar një situatë “të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese”.

“Duhet te keni parasysh se, sipas jurisprudences se Gjykates Kushtetuese, pavaresisht tejkalimit te afatit kushtetues, Kuvendi duhet te konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin per konstituimin e tij”, theksohet në letrën e PDK-së.

“Pergjegjesia juaj eshte te mundesoni zhvillimin dhe vazhdimin e seances deri ne konstituimin e Kuvendit. Nuk eshte ne kompetencen tuaj qe, mbi bazen e vleresimeve apo konsideratave politike, te vendosni nese dhe kur duhet te vazhdoje procesi i konstituimit te Kuvendit”, vijon letra drejtuar Deharit.

Related posts

Vendim i gjykatës austriake: Pyetjet rreth shamisë në intervistë punë përbëjnë diskriminim

admin

Rritet numri i terroristëve të rinj/ DW: Si i rekruton “Shteti Islamik” adoleshentët në Evropë, a është kjo e qëllimshme?

admin

Serwer jep alarmin: Dodik dhe Vuçiç mund të tentojnë në Bosnjë një sulm si në Banjskë

admin