Presidenti rus, Vladimir Putin, do të zhvillojë bisedime në Kremlin me udhëheqësin e Mianmarit, Min Aung Hlaing, gjatë vizitës zyrtare të liderit të Mianmarit në Rusi, transmeton Anadolu.
Kremlini njoftoi se dy liderët do të diskutojnë perspektivat për zgjerimin e bashkëpunimit Rusi-Mianmar në fusha të ndryshme, si dhe çështjet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale.
Gjatë vizitës gjithashtu pritet të nënshkruhen disa dokumente dypalëshe.
Putin dhe Min Aung Hlaing kanë zhvilluar bisedime në disa raste gjatë viteve të fundit, përfshirë një takim në Kremlin në mars të vitit 2025.
Rusia dhe Mianmari ruajnë marrëdhënie të ngushta politike dhe në fushën e mbrojtjes, ndërsa Moska është e përfshirë gjithashtu në projekte energjetike dhe infrastrukturore në vendin e Azisë Juglindore.
Min Aung Hlaing vizitoi Rusinë tre herë vitin e kaluar, në mars për bisedime me Putinin, në maj për të marrë pjesë në paradën ushtarake me rastin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore dhe në shtator për të marrë pjesë në forumin Java Botërore Atomike.
Putini nuk e ka vizituar asnjëherë Mianmarin.

