RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aktakuzë ndaj një personi për kanosjen ndaj Albin Kurtit

aktakuze-ndaj-nje-personi-per-kanosjen-ndaj-albin-kurtit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet K.Xh., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, i pandehuri, me qëllim të frikësimit të një personi zyrtar lidhur me detyrën dhe pozitën e tij si kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, e ka kanosur publikisht të dëmtuarin A.K.

Prokuroria pretendon se kanosja është bërë edhe përmes rrjetit social Facebook, ku K.Xh. i ka thënë të dëmtuarit se do ta privojë nga jeta.

Me këto veprime, i pandehuri akuzohet për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.

Rasti tashmë i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.

Related posts

Samiti i 37-të i NATO-s e vendos në qendër të vëmendjes kryeministrin Rama dhe Shqipërinë

Hevzi

Kroacia nis të shesë shtëpitë e vjetra me çmime qesharake, kjo është arsyeja

admin

Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga godtija e pikave të synuara

admin