Tokio shprehu “keqardhje të thellë” për sanksionet e SHBA-së ndaj kryetares japoneze të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), raportoi Kyodo News, transmeton Anadolu.
Reagimi i Japonisë erdhi një ditë pasi SHBA-ja vendosi sanksione ndaj kryetares së GJNP-së, Tomoko Akane, dhe zyrtarit Abdoulaye Seye.
Akane, shtetase japoneze që shërben si kryetare e GJNP-së që nga viti 2024, dhe Seye, shtetas senegalez, u përfshinë në Listën e Shtetasve të Sanskionuar Posaçërisht të Departamentit amerikan të Thesarit, sipas faqes së internetit të këtij institucioni.
Përfshirja në listë bllokon çdo pasuri të Akanes dhe Seyes që ndodhet në SHBA dhe u ndalon qytetarëve dhe subjekteve amerikane të kryejnë transaksione me ta.
Masa vjen në një kohë kur Washingtoni ka shtuar presionin ndaj gjykatës që kur GJNP-ja lëshoi urdhërarreste në nëntor të vitit 2024 ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime të dyshuara lufte në Gaza.

