RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Emërimi i një gjyqtareje muslimane në një qytezë të vogël të Misisipit shkakton sulme në rrjetet sociale

emerimi-i-nje-gjyqtareje-muslimane-ne-nje-qyteze-te-vogel-te-misisipit-shkakton-sulme-ne-rrjetet-sociale

Emërimi i një gjyqtareje komunale në një qytezë të vogël të deltës së Misisipit ka shkaktuar reagime dhe sulme në rrjetet sociale, për shkak se ajo është muslimane.

Assma Ali, e cila është emëruar javën e kaluar gjyqtare komunale në Benoit, një qytezë me më pak se 400 banorë në qarkun Bolivar, është sulmuar në internet nga disa persona, përfshirë edhe politikanë të Misisipit.

Ata e kanë akuzuar Ali për bindje radikale, pa paraqitur prova, ndërsa disa kanë pretenduar se ajo do të vendosë ligjin islam në qytezë. Në rrjetet sociale janë publikuar gjithashtu pretendime të rreme se ajo ishte emëruar gjyqtare në Ridgeland ose Lumberton.

“Mississippi emëron gjyqtaren e parë jemenase, me hixhab dhe Sheriat”, shkroi në X Amy Mekelburg, themeluese dhe kryeredaktore e një organizate në Nju Jork. Ajo vuri në dyshim edhe nëse emërimi i Ali ishte i vërtetë.

Megjithatë, njerëzit që e njohin Ali-n e kanë mbrojtur atë dhe kanë vlerësuar kualifikimet e saj.

“Ne kemi njerëz nga shtete të tjera që thjesht shohin një grua me hixhab dhe thonë se duhet ndërmarrë ndonjë veprim. Këto sulme ndaj zonjës Ali kanë të bëjnë me fenë e saj”, tha Frank Rosenblatt, avokat dhe profesor i drejtësisë në Mississippi Christian University, i cili e njeh Ali-n prej vitesh.

Ali është shtetase amerikane me prejardhje jemenase dhe avokate e specializuar në çështjet e emigracionit, me gati 10 vjet përvojë. Ajo drejton një praktikë private në Ridgeland.

Ajo përfundoi studimet për drejtësi në Mississippi College School of Law, tashmë Mississippi Christian University, në vitin 2017 dhe po atë vit u pranua në Dhomën e Avokatëve të shtetit. /mesazhi

Related posts

”Lufthansa” anulon më shumë se 1 000 fluturime

admin

Rritet në 38.243 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

admin

Ministri i Mbrojtjes: Italia planifikon tërheqjen e trupave nga baza në Erbil

Kushtrim Guraj