RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Apelohet për kujdes: Temperatura përvëluese të shtunën dhe të dielën në Kosovë

apelohet-per-kujdes:-temperatura-perveluese-te-shtunen-dhe-te-dielen-ne-kosove

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën temperaturat maksimale do të lëvizin nga 32 deri në 38 gradë celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë celsius.

Nxehtë do të jetë edhe të dielën. Temperaturat maksimale megjithatë do të pësojnë ulje. Ato do të lëvizin mes 29 dhe 34 gradë celsius. Të dielën temperaturat minimale do të shkojnë nga 11 gradë deri në 16 gradë celsius.

IHMK-ja po ashtu ka rekomanduar që gjatë orëve me intensitet më të lartë, qytetarët të përdorin mbrojtje nga rrezatimi diellor.

Related posts

Shqipëri, mbahet program synetie për 140 fëmijë

admin

Specialja publikon dosjen paraprake të mbrojtjes së Hashim Thaçit

admin

“Do jetë në aleancë kur ta lejojnë kushtet”- Diplomati i lartë amerikan: Politika Ukrainë-NATO është e pandryshueshme

admin