Numri i vendbanimeve dhe pikave të kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar ka arritur në 592, ku jetojnë më shumë se 780 mijë kolonë, sipas Komisionit Palestinez për Rezistencën ndaj Murit dhe Vendbanimeve.
Sipas të dhënave të komisionit, deri në fund të korrikut, rreth 780 mijë kolonë izraelitë jetonin në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Jerusalemin Lindor.
Rreth 336 mijë prej tyre jetojnë në Jerusalemin Lindor.
Komisioni tha gjithashtu se Izraeli kontrollon rreth 42 për qind të territorit të Bregut Perëndimor të pushtuar. /mesazhi

