RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Moti ekstrem në Europë/ Serbia në luftë me flakët, Spanja me përmbytjet, Polonia me stuhitë

moti-ekstrem-ne-europe/-serbia-ne-lufte-me-flaket,-spanja-me-permbytjet,-polonia-me-stuhite

Zjarre, përmbytje dhe stuhi kanë përfshirë disa vende të Evropës, duke detyruar mijëra persona të largohen nga zonat e rrezikuara.

Në Serbi, zjarret kanë djegur mbi 1 mijë e 600 hektarë bimësi. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar helikopterë dhe avionë.

Edhe në Bosnje dhe Hercegovinë zjarret kanë detyruar banorë të disa fshatrave të evakuohen, ndërsa një rrugë kryesore është mbyllur për shkak të flakëve.

Në Spanjë, reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje dhe kanë lënë 11 persona të plagosur. Ndërkohë, një tjetër zjarr ka detyruar mbi 1 mijë banorë të largohen nga shtëpitë.

Probleme të shumta janë raportuar edhe në Poloni, ku stuhitë dhe përmbytjet kanë shkaktuar mbi 6 mijë e 500 ndërhyrje të ekipeve të emergjencës. Disa zona janë përballur edhe me ndërprerje të energjisë.

Autoritetet në disa vende vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri, ndërsa reshjet, erërat e forta dhe zjarret mbeten një kërcënim për ditët në vijim.

Nga zjarret në Ballkan te përmbytjet në Spanjë dhe stuhitë në Poloni, moti ekstrem po vijon të sfidojë disa prej vendeve evropiane.

Related posts

Nënsekretarja amerikane viziton Kosovën, detaje se çfarë diskutoi me Osmanin dhe Kurtin

admin

Vulini kërcënon: Atë që Perëndimi ia lejoi Kosovës, nuk mund t’ua ndalojë serbëve në Bosnjë

Muhamet Ramadani

Një zjarr i madh shpërthen në Skoci, shembet një ndërtesë historike

admin