RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjykata i shpall të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

gjykata-i-shpall-te-pafajshem-tre-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-trefishte-ne-gllogjan

Gjykata Themelore në Pejë, ka liruar tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë që kishte ndodhur në një autobus në Gllogjan.

Babë e bir u liruan nga akuzat për vrasje, ndërkohë u dënuan për armëmbajtje pa leje, raporton nga gjykatorja.

Rasti ka të bëjë me ngjarjen e rëndë të 26 nëntorit 2021, kur një autobus që po qarkullonte në Gllogjan u qëllua me armë zjarri.

Nga të shtënat mbetën të vrarë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, dhe dy nxënës 17-vjeçarë, L.H dhe G.M, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, objektiv i sulmit ishte shoferi Gani Gjokaj.

Prokuroria pretendonte se familja Mehmetaj e konsideronte Gjokajn përgjegjës për vetëvrasjen e vajzës së tyre, Heroina Mehmetaj, dhe se kjo kishte shërbyer si motiv për sulmin.

Sipas versionit të Prokurorisë, Kastriot Mehmetaj kishte dalë në rrugë përpara autobusit i armatosur dhe, pasi autobusi kishte ngadalësuar, kishte shtënë në drejtim të tij.

Më pas, sipas aktakuzës, ai ishte larguar në drejtim të Shaptej, ku e kishte pritur Kreshnik Mehmetaj me veturë.

Halil Mehmetaj akuzohet se kishte nxitur dy djemtë e tij për vrasjen e Gjokajt.

Procesi gjyqësor është zhvilluar për disa vite dhe në korrik të këtij viti gjykimi u rihap pikërisht në ditën kur ishte paraparë shpallja e aktgjykimit.

Arsyeja ishte një videoincizim, i cili sipas gjykatës paraqet Kreshnik Mehmetajn duke shtënë me armë në një bjeshkë të Deçanit. Prokuroria pretendoi se arma e paraqitur në video mund të ishte arma e përdorur në kryerjen e krimit.

Related posts

Kurti: Jemi duke u përgatitur që të ketë zgjedhje të parakohshme në veri

Muhamet Ramadani

SHBA, demokratët akuzojnë Trumpin se po gënjen për bisedimet me Iranin

Kushtrim Guraj

Kina, kërkesë Ukrainës: Krijoni kushtet për t’i dhënë fund luftës

admin